Pak orë pasi një grup i organizatave të shoqërisë civile në Kosovë akuzuan ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor dhe Komunën e Prishtinës për fatkeqësinë e ndodhur para gjashtë ditës në lagjen Kolovica në Prishtinë, ku humbën jetën dy fëmijë, ka reaguar ministria e Mjedisit.
MMPH përmes një kumtese për medie thotë se nuk ka pranuar kërkesë për paraqitje të veprimtarisë së ndonjë kompanie në gropën ku humbën jetën dy fëmijë.
“Ju vejë në dijeni se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, nuk ka pranuar asnjë njoftim, denoncim apo paraqitje te veprimtarisë së ndonjë kompanie në lagjen Kolovica ku edhe ndodhi fatkeqësia, me ç’rast humbën jetën dy fëmijë”, thuhet në reagimin e tyre.
Ministria e Mjedisit thotë se asnjë nga operatorët që ka operuar në këtë pjesë të qytetit (Kolovicë), pranë MMPH-së “nuk ka pasur asnjëherë as një kërkesë për Pëlqimin Mjedisor për shfrytëzim minerali.”
Komunikata e plotë e Ministrisë së Mjedisit:
Ju vejë në dijeni se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, nuk ka pranuars asnjë njoftim, denoncim apo paraqitje te veprimtarisë së ndonjë kompanie në lagjen Kolovica ku edhe ndodhi fatkeqësia, me ç’rast humbën jetën dy fëmijë. Po ashtu ju njoftojmë se asnjë nga operatorët që ka operuar në këtë pjesë të qytetit (Kolovicë), pranë MMPH-së nuk ka pasur asnjëherë as një kërkesë për Pëlqimin Mjedisor për shfrytëzim minerali.
Për të qenë më sqarues, në vazhdim ju njoftojmë për procedurat e nevojshme për pajisje me leje mjedisore:
Bazuar në Udhëzimi Administrativ Nr. 08/2012 Për caktimin e Dokumenteve për Aplikacion për Pëlqim Mjedisor sipas Llojit dhe Natyrës së Projekteve
Neni 1 paragrafi 3 , Formulari për kërkesë është bashkëngjitur si Shtojcë 1, këtij Udhëzimi Administrativ dhe mund të merret si kopje në Ministri ose mund të shkarkohet në formë elektronike, nga ueb faqja e Ministrisë.
Neni 2 paragrafi 3 Dokumentacioni i nevojshëm për projektet për të cilat VNM është e detyrueshëm, ndër te tjera Aplikacionit për Pëlqim Mjedisor duhet bashkangjitur edhe:
Pëlqimi i kuvendit të komunës. Pa të cilin dokumentacion asnjë kërkesë nuk shqyrtohet dmth. nuk lëshohet Pëlqimi Mjedisor.
Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 7 Obligimi për Pëlqim Mjedisor