×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë: Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së është i dëmshëm

    Insajderi
    06 April 2023 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka duke komentua gjyqin e nisur nga Gjykata Speciale në Hagë kundër katër ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpreh se lufta e Kosovës për pavarësisë nuk mund të rishkruhet.

    “Ajo që po ndodh prej më shumë se dy vjetësh është e dëmshme. Duket qartë që nuk ka prova që UÇK ka kryer krime lufte dhe që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizjeje për çlirim nga shtypja dhe mbrojtja nga spastrimi etnik, akuzohen padrejtësisht si kriminelë lufte”.

    Kryediplomatja Xhaçka u shpreh se nuk duhet të harrohen krimet e luftës që janë kryer nga regjimi i Milosheviçit si vrasje civilësh, zhvendosje të popullatës deri te varret masive ende të pazbuluara.

    “Si të gjithë bashkëkombësit tanë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo nëpër botë, ne kërkojmë drejtësi. Jo që dikush të jetë mbi ligjin, por që të shihen faktet dhe të hiqet njolla e padrejtë e turpit nga lufta heroike e Kosovës për pavarësi”, ka deklaruar ajo.

    Sa i takon Shqipërisë, Xhaçka u shpreh se Shqipëria po bën përpjekje këmbëngulëse që drejtësia të vihet në vend të hiqen akuzat e pambështetura nga një asnjë fakt ndaj UÇK-së.

    “Deputetët, pjesë e delegacionit shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës kanë mbledhur firmat e deputetëve të Asamblesë për një Rezolutë të Re mbi Rezolutën e vitit 2011”, ka thënë Xhaçka.

    Xhaçka thekson se përpjekjet e Tiranës zyrtare nuk do të rreshtin deri sa kjo rezolutë e re të miratohet dhe lufta heroike për çlirimin e Kosovës të pastrohet nga kjo njollë e turpshme, shkruan TvKlan, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark