Insajderi
Biznes

Ministria e Rozeta Hajdarit plafikon të shpenzoj 27 mijë euro për llaptopë e kompjuterë

Insajderi
25 May 2020 - 12:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në krye me Rozeta Hajdarin, po planifikon që të shpenzojë rreth 27 mijë euro për teknologji.

Kjo ministri ka hapur tenderin për 60 kompjuterë. Përmes njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullatv të Prokurorimit Publik, MEPTINIS ka bërë me dije se ka nevojë për furnizim me 20 llaptopë dhe 40 kompjuterë.

“Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate. Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të riekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për proceduren e tenderit”, thuhet në njoftimin e publikuar në KRPP.

Afati kohor për përfundimin e këtij tenderi është 30 ditë nga dhënia e kontratës. Kompanitë e interesuara për të kryer këto furnizime mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 16 qershor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark