Insajderi
Lajme

Ministria e Shëndetësisë e shpërblen edhe me një aneks kontratë “Termomontimit” me vlerë mbi 67 mijë euro

Insajderi
10 October 2025 - 10:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ministria e Shëndetësisë e shpërblen edhe me një aneks kontratë “Termomontimit” me vlerë mbi 67 mijë euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Shëndetësisë pasi ia dha kontratën 300 mijë euro më të shtrenjtë, kompanisë “Termomontimi”, së fundmi ia ka shtouar edhe 67 mijë euro tjera.

Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë edhe një kontratë shtesë kompanisë “Termomontimi” për punë të paparashikuara në projektin e renovimit të Depos së Barnave.

Kontrata me titull “Punët shtesë (të paparashikuara) në projektin e renovimit të Depos së Barnave”, kap vlerën prej 67,877 Euro.

Kontrata e parë me këtë kompani u nënshkrua në qershor të këtij viti. Kjo kontratë i kushtoi MSh-së mbi 1.7 milionë Euro.

Oferta e kompanisë “Termomontimi” ishte rreth 300 mijë Euro më e shtrenjtë sesa operatorët tjerë. Por as kjo nuk i ka mjaftuar. Tani MSh e ka nënshkruar edhe aneks kontratën për punë shtesë.

Më poshtë mund të shihni punët shtesë në aneks kontratë.

Kompania “Termomontimi” ditë më parë ka fituar edhe një kontratë tjetër në Spitalin e Prizrenit me vlerë 2.2 milionë Euro për renovime.shneta


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark