Insajderi
Lajme

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri: Tre persona të lënduar gjatë protestës, mes tyre një 15-vjeçar

Insajderi
18 October 2026 - 17:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri: Tre persona të lënduar gjatë protestës, mes tyre një 15-vjeçar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona kanë mbërritur deri më tani në Spitalin Universitar të Traumës, pas incidenteve të shënuara gjatë protestës së 18 tetorit.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në një njoftim të publikuar në orën 16:00.

Sipas ministrisë, personat që po marrin trajtim mjekësor janë një efektiv policie, një i mitur 15-vjeçar dhe një përfaqësuese e medias.

Gjendja shëndetësore e të treve paraqitet e qëndrueshme. Ata po kryejnë ekzaminimet përkatëse dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore dhe infermierore.

Në të njëjtin njoftim, Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron lajmet që po qarkullojnë për humbjen e jetës së një të mituri, duke i cilësuar ato si të pavërteta./a2cnn/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark