×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë tregon se nesër do të vaksinohen nxënësit e Gjimnazit “Ahmet Gashi”

    Insajderi
    24 November 2021 - 16:38

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se me qëllim të vaksinimit të nxënësve me vaksinën kundër COVID-19, kanë organizuar për nesër ekipe mobil për vaksinimin e nxënësve në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

    Vaksinimi, i cili do të bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës, do të zhvillohet nga ora 12:00 në mjediset e kësaj shkolle.

    “Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, pasi të kenë dhënë deklaratën e pajtueshmërisë për vaksinim, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin”, thuhet nga MSH.

    Dita/Data: E enjte , 25 nëntor, 2021

    Koha: 12:40

    Vendi: Gjimnazi i Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi “, Prishtinë

    Tema: Vaksinimi i nxënësve me vaksinën kundër COVID-19

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark