Insajderi
Biznes

Ministrja Bajrami merr mbështetje nga Banka Botërore

Insajderi
18 September 2020 - 15:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ministrja Bajrami merr mbështetje nga Banka Botërore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Uashington D.C, Ministrja e Financave Hykmete Bajrami bisedoi me Bankën Botërore për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka zhvilluar takim më delegacionin e Bankës Botërore të udhëhequr nga Anna Bjerde, zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore.

Sipas komunikatës ministrore, temë e diskutimit ishte fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore në projekte që kanë për objektiv zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në takim u diskutua portofolio ekzistuese e projekteve, përshpejtimi i implementimit të projekteve, hapësira fiskale për projekte të reja si dhe instrumenti për zhvillimin e politikave si një platformë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet Bankës Botërore dhe Kosovës.

Ministrja Bajrami e informoi ekipin e Bankës Botërore lidhur me kontekstin socio-ekonomik në vendin tonë dhe implikimet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 në ekonominë e Kosovës.

Ajo nënvizoi se Qeveria e Kosovës po punon intensivisht në adresimin e sfidave socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia, dhe në këtë kuadër, e mirëpret gatishmërinë e Bankës Botërore për të punuar ngushtë me Qeverinë e Kosovës në intensifikimin e bashkëpunimit i cili do të sjellë rezultate konkrete për zhvillimin socio-ekonomik dhe avancimin e reformave në Republikën e Kosovës.

Nga ana tjetër, Bjerde falënderoi Bajrami për bashkëpunimin e deritashëm me Qeverinë e Kosovës, dhe u shpreh se Banka Botërore do të jetë partner i fuqishëm i Kosovës. Ajo shtoi se ekipi i Bankës Botërore do të punojë ngushtë më Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Kosovës në financimin e projekteve dhe reformave që do të kontribuojnë në rimëkëmbjen ekonomike të Republikës së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark