Insajderi
Biznes

Ministrja Bajrami priti në takim Shpend Ahmetin, diskutuan për gjendjen ekonomike

Insajderi
26 August 2020 - 15:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ministrja Bajrami priti në takim Shpend Ahmetin, diskutuan për gjendjen ekonomike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, priti sot në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Në takim u diskutua për gjendjen ekonomike dhe financiare në vend, me theks të veçantë për sfidat e komunave sa i përket menaxhimit të pandemisë Covi​d-19.

Ministrja Bajrami e njoftoi kryetarin Ahmeti lidhur me rishikimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021-2023 dhe shprehi gatishmërinë e saj dhe të Ministrisë së Financave në mbështetje të komunave dhe të gjitha organizatave buxhetore për të tejkaluar sfidat e shkaktuara si rezultat i pandemisë Codiv 19, në përputhje me politikat dhe ligjet në fuqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark