×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Dumoshi, pjesë e samitit të rinisë nga vendet e Ballkanit, me 154 të rinj

    Insajderi
    27 April 2020 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Dumoshi ishte pjesë e samitit të parë virtual të të rinjve nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Presheva, i cili u organizua nga LDA Balkan në bashkëpunim me Balkan Network for Citizenship Education, i cili mblodhi shtetet e Ballkanit në një formacion dhe që u mbajt mbrëmë.

    Ministrja Dumoshi ekspozoi programin e rinisë dhe prioritetet e saj dhe të MKRS-së për të rinjtë e Republikës së Kosovës. Fokus i MKRS-së gjatë mandatit të saj qeverisës do të jetë angazhimi dhe shfrytëzimi i potencialit rinor për të shtyrë përpara çështje të rëndësishme.

    Temë e përgjithshme e këtij samiti ishte “Rinia e Ballkanit në Kohën e Pandemisë COVID-19.” Pjesë e samitit virtual ishin edhe përfaqësues nga vende të rajonit, ndër ta edhe
    -Genci Nimanbegu, zv.Kryetar në Parlamentin e Malit te Zi????????;
    -Ermina Lekaj Prljaskaj, Deputete në Parlamentin e Kroacise????????;
    -Shqiprim Arifi, Kryetar i Komunës së Preshevës ????????;
    -Irsa Ruçi, Drejtoreshë e Shërbimit të Përgjithshëm Kombëtar të Rinisë në Republikën e Shqipërisë ????????;

    Ministrja Dumoshi, u shpreh e kënaqur që patën mundësinë të diskutojnë për nevojat dhe prioritetet e rinisë në këtë periudhë pandemie. Shtoi se vetëm duke i bërë të rinjtë pjesë integrale të proceseve institucionale, zhvillimi mund të marrë formë në vendet e Ballkanit jug-perëndimor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark