×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministrja e Kurtit e pranon se qeveria i ka gënjyer qytetarët për rezervat e shtetit

    Insajderi
    20 January 2022 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e ka pranuar se ka gënjyer qytetarët për rezervat shtetërore të miellit, kur kishte marrë detyrën në Qeverinë Kurti I.

    Këtë e ka treguar vetë ajo në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila po vazhdon edhe më tutje.

    “Është rritur çmimi i miellit, por nëse ju tregoj nga përvoja që kisha si ministre në mandatin i parë… Ne kemi gjetur rezerva shtetërore për vetëm tre ditë. Është dashur t’i bind qytetarët se kemi pas rezerva, por nuk kemi pasur”, ka thënë ministrja Hajdari.

    Kjo ka shkaktuar debate në Kuvend, ndërsa deputetët janë dëgjuar duke i reaguar ministres Hajdari.

    Këtu ka ndërhyrë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ka thënë se duhet të dëgjohet ministrja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark