×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja e Malit të Zi: Do ta përkrahim anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Insajderi
    29 March 2024 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq, e cila e ka vizituar Kosovën, ndër të tjera ka thënë se Mali i Zi nuk është kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

    Gorçeviq tha se Mali i Zi në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Ministror në maj, do të votojë pro Kosovës që të anëtarësohet në KiE.

    Ajo tha se vota kundër e një deputeteje nuk e shpreh qëndrimin e Qeverisë së Malit të Zi, por vetëm të partisë që ajo përfaqëson.

    “Votimi i disa deputetëve nuk d.m.th. që përfaqëson qëndrimin e Malit të Zi, ajo si përfaqësuese e subjektit politik e ka nxjerrë qëndrimin e partisë së saj. Duhet të përkujtoj Qeveria është me karakter heterogjen, pavarësisht të drejtave të subjektit politik që jep qëndrimin e vet, shumica parlamentare kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni dhe janë obliguar në disa të drejta. E kuptoj përkrahjen e Kosovës në pavarësinë dhe çështjet të tjera… Dua të them se Mali i Zi në Këshillin ministror në maj do ta përkrah Kosovën për anëtarësim, pa dyshim do t’ia japim përkrahjen Kosovës”, tha ajo.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark