×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministrja e Shëndetësisë së Serbisë në Graçanicë: Shteti serb do t’i punësojë 100 mjekë

    Insajderi
    15 April 2023 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Shëndetësisë së Serbisë, Danica Grujiçiq, ka qëndruar në Kosovë.

    Nga Graçanica ajo ka thënë se shteti i Serbisë do të vazhdojë të investojë në sistemin shëndetësor në në Kosovë.

    “Ajo që pashë ishte vërtet e kënaqshme, dhe jam veçanërisht e kënaqur me spitalin në Pasjan që është ndërtuar. Shteti i Serbisë investon vërtet shumë në sistemin shëndetësor në Kosovë, ku jetojnë njerëzit tanë”, tha Grujiçiq, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ajo bëri të ditur se do të punësohen rreth 100 punëtorë të rinj shëndetësorë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark