×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Gërvalla që përdori MPJD’në për vajzën e saj bënë pak propagandë kundër nepotizmit

    Insajderi
    23 April 2024 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Herët në mëngjes e nisi ditën me një postim që tentoi t’i japë popozitet të madh.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, njoftoi se ka marrë vendim që ndalojë punësimin e familjarëve në ministrinë që ajo drejton.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ndalon punësimin e anëtarëve të familjes së ngushtë në këtë institucion. Punësimi në MPJD dhe rekrutimi i diplomatëve të rinj mund të bëhet dhe do të bëhet vetëm vetëm duke u bazuar në meritokraci, në konkurse të hapura për të gjithë dhe të bazuara në kritere profesionale”, thuhet në vendimin e publikuar nga Gërvalla.

    Mirëpo, propaganda e saj nuk ka kaluar. Kjo për shkak që para pak kohësh vet ministrja Gërvalla e kishte përdorur ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vajzën e saj në atë kohë 16 vjecare.

    Në vitin 2022 – Nora Schwarz – vajza e Donika Gërvalla – Schwarz, kishte marrë diplomë nga ministia e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për kryerjen e praktikës në këtë institucion – për shkak të nevojave të saj të shkollimit në Gjermani.

    Për më tepër, certifikata e kryerjes së praktikës në MPJD për Nora Schwarz ishte dhënë pa e kryer fare praktikën kjo e fundit.

    Gërvalla e kishte përdorur ministrinë, asistenten dhe vulën e MPJD-së në dispozicion të vajzës së vet. E një shembull i tillë, që një e mitur të përfundojë praktikë dhe të certifikohet nga institucionet e larta, nuk ishte hasur deri më tash në Kosovë. Kjo praktikë në kabinetin e nënës së saj, e cila drejton një prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit, siç shkruante në dokumentin zyrtar, është kryer sipas dispozitave të ligjit gjerman.

    Në njërin nga dokumentet e publikuar nga Demokracia.com tregohej sesi kabineti i ministres Donika Gërvalla – Schwarz shpreh gatishmëri që nxënësen Nora Schwarz nga Gjimnazi në Oelberg, Konigswinter-Oberpleis, ta angazhojë si praktikante në kabinetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.

    “Ne jemi gati të presim nxënësen midis 10 janarit dhe 28 janarit 2022, Nora Schëarz, të gjimnazit (Gymnasium) am Oelberg, Königsëinter-Oberpleis për një praktikë studentore në institucionin/shtëpinë tonë. Ne u informuam për kuptimin dhe qëllimin e praktikave të studentëve dhe gjendjen e tyre të sigurimit (sigurimi i aksidenteve dhe përgjegjësisë) si dhe u informuam se nuk do të paguhet asnjë shpërblim financiar as për shkollën dhe as për studentët. (Ju lutemi kthejeni këtë deklaratë sa më shpejt të jetë e mundur në Gymnasium am Oelberg, Weilerweg 25, 53639 Königsëinter – Oberpleis ose dërgojeni me faks në 02244/934101)”, thuhej në dokumentin që mban vulën e MPJD-së dhe nënshkrimin e asistentes së Gërvallës, Besiana Havollit.

    “Kushërinjtë janë për shtëpi. Familja është te shpija. Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, këto ishin vetëm disa nga moralizimet e Albin Kurti në një tubim me qytetarë, ku ishte i shoqëruar edhe nga Vjosa Osmani e Donika Gërvalla.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark