×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ministrja Hajdari tregon cilat produkte do të kenë çmim tavan

    Insajderi
    20 October 2022 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot në seancën e Kuvendit ka treguar se cilat produkte do të kenë çmim tavani.

    Produktet bazike që do të kenë tavan janë vaji, mielli, qumështi dhe vezët.

    “Drithërat, mielli, gruri, buka orizi, pastat, vaji ushqimor i lule diellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët pule, mish i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës, lëndës e drurit për djegie”, ka thënë Hajdari.

    Ajo ka thënë se ligji do të vlejë vetëm për fazat kur ka destabilizim të tregut.

    Hajdari ka thënë se marzha tregtare ka diferencë të madhe.

    “Marzha e shitjes me pakicë varion nga 8 deri në 45 për qind, ndërkaq në shitjen me shumicë marzha tregtare varion nga 10 deri në 56 për qind”, ka thënë ajo.

    Sipas Hajdarit edhe vendet fqinje kanë vepruar njëjtë.

    Ajo thotë se Kosova s’ka infrastrukturë ligjore për këtë, rrjedhimisht thotë se ky projektligj është nismë për ta bërë këtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark