×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ministrja le të fokusohet tek 5 vendet e BE-së që se njohin Kosovën”

    Insajderi
    10 April 2022 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Time Kadrijaj, deputetja e AAK njëherit anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme ka komentuar punën më shumë se 1 vjeçare të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Kadrijaj në InDoks të Gazetës Insajderi tha se ministrja duhet të fokusohet tek 5 vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën.

    “Ministrja është dashtë me qenë e fokusume p.sh në 5 vendet e BE-së ose me lyp përkrahje nga vendet tjera mike që të lobojnë sepse ne si deputetë e bëjmë, të lobojmë, tek këto vende që kemi miqësi tek vendet që se kanë njohur Pavarësinë e Kosovës me njohur edhe këto sepse ne po kemi pengesa sepse janë 5 vende që se kanë njohur Pavarësinë e Kosovës që janë pengesë për anëtarësim në plotë organizata ndërkombëtarë, të lobojmë për liberalizim të vizave sepse Kosova i ka përmbush kushtet dhe kriteret”, tha ajo.

    Sipas deputetes Kadrijaj ministrja nuk duhet të merret vetem me shkarkime e emërime.

    “Unë mendoj që kjo ministre nuk është dashtë të merret me punë politike me shkarkime e ngarkime të ambasadorëve, të cilët ndoshta kanë pasur ende kontrata valide e që ndoshta nesër nëse ankohen në Këshillin e Pavarur apo gjykata, gjykata do ti kthejë në vendet e punës. Ose shkarkimin e punëtorëve pa analizimin e perfomancës, atyre mund të ju kthehet legjitimiteti nga gjykata të Kosovës. Çka do të bëjë në këtë formë, ata do ta dëmtojnë edhe buxhetin e Kosovës edhe personalitet të cilat ata po i shkarkojnë”, deklaroi Kadrijaj për InDoks.

    Gjatë intervistës deputetja kritikojë Qeverinë, gjegjësisht MPJD-në edhe për mungesë strategjie për anëtarësime e njohje të reja.

    “Ju e dini që tanimë kanë kaluar muaj që ajo marrëveshje nuk është në fuqi por nuk kemi parë një dinamizëm apo ndonjë përgatitje për aplikim sepse në rastin e aplikimit në anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare duhet një përgatitje paraprak për shkak se duhet të lobohet sepse nga praktikat e mëhershme, në ato organizata që ka aplikuar Kosova e që kemi dështuar për pak p.sh ka pasur vende edhe që e njohur pavarësinë por të cilat kanë votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në këto organizata”, tha deputetja.

    Ende skemi asnjë aplikim, nuk e di cila është strategjia në këtë drejtim. I keni parë edhe këto skandalet në emër të reforma shkarkimi i menjëhershëm i plotë ambasadorëve dhe që Kosova ka mbetur pa përfaqësues diplomatik në plotë vende të botës dhe kështu ka humbur serioziteti i Kosovës dhe me këtë është zvogëlu subjektiviteti”, u shpreh ajo në InDoks.

    InDoks | Asgjë e mirë nga fronti i Gërvallës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark