Insajderi
Lajme

“Mirëmëngjes 152 zemra qëndrestare” – Muhaxheri reagon sërish pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së

Insajderi
31 July 2026 - 11:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Mirëmëngjes 152 zemra qëndrestare” – Muhaxheri reagon sërish pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës .

Muhaxheri, i cili ishte pjesë e grupit të delegatëve që nuk e mbështetën kandidaturën e Abdixhikut në Kuvendin Zgjedhor të partisë, ka publikuar një status të shkurtër në Facebook.

“Mirëmëngjes 152 zemra qëndrestare”, ka shkruar ai.

Numri “152” i përmendur në postim i referohet numrit të delegatëve që votuan pro Lumir Abdixhiku në krye të LDK-së, në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur të enjten në mbrëmje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark