×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Mirena: Glauk Konjufca po flet për Asociacionin me “llafe t’kafeve”

    Insajderi
    23 May 2023 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti, Ilir Mirena, ka thënë se deklaratat e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca për Asociacionin janë joserioze.

    Konjufca ka thënë se ”ka dëgjuar nga diplomanët se Asociacioni do të themelohet pasi serbët të kthehen në institucione“.

    Mirena tutje ka thënë se “Konjufca po flet sikur të ishte në kafe“.

    ”Deklaratat e Vjosa Osmanit dhe të Konjufcës për Asociaiconit janë puro-politiko. Fillimisht nuk është serioze për një kryetar Kuvenid me fol si në kafe i kam dëgju. Kur je në një post kaq të lartë publik dhe zyrtar i një partie që i ka 51% ti me fol si në kafe, nuk folet kështu në politikë po këta nuk po e kuptojnë”, ka thënë Mirena.

    Ai shtoi se deklarata e Konjufcës tregon për një krizë të thellë brenda subjektit politik të Vetëvendosjes.

    ”Është joserioze. Por çfarë tregon kjo deklaratë, tregon për krizën e thellë që si parti politike ndodhen”, ka thënë Mirena në T7.

    Ai tha se VV-ja e Albin Kurit ka qëllim ta çojë vendin në zgjedhje, poqë sipas tij nuk mund ta fitojnë shumicën elektorale.

    ”51 përqindshi ka qenë aksident historik”, tha tutje Mirena teksa u pajtua me Valon Sylën se ”ka indikacione për zgjedhje”, poqë dy gazetarët kishin versione të ndryshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark