Insajderi
Lajme

Mirena kritikon opozitën: Bon diçka, gjuje naj vo, nuk mundesh me thanë nuk vi

Insajderi
11 June 2025 - 21:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mirena kritikon opozitën: Bon diçka, gjuje naj vo, nuk mundesh me thanë nuk vi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti Ilir Mirena ka dhënë kritika në drejtim të deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të jenë më aktiv për ta zhbllokuar moskonstituimin e Kuvendit.

Mirena tha se deputetët më së paku janë duke u brengosur për gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë.

“E kanë kthy në rutinë, dalin e mbajnë një konferencë pas fjalimit 30 sekondësh të Avni Deharit, dalin i flasin fjalët e njëjta dhe shpërndahen sikur mos me ndodhë kurgja. Në situatën që jemi, e kam përshtypjen që më së paku janë duke u brengosur qata njerëz në Kuvend për këtë gjendje. Me u brengos ma shumë ishin kanë më aktiv”, tha Mirena.

“Duhet më dal qaty me ba diçka, tek e fundit gjuja një vo dikujna, lëvizë. E jo me thanë po më bjen gjatë me ardhë nga Prizreni në Prishtinë e s’vij më, duhet me ardhë se votat për qata i ke marrë”, tha Mirena në Pressing.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark