×
  • Sport
  • Sport

    Mirlind Daku në formë para ndeshjeve të Kombëtares shqiptare, shënon gol për Rubin Kazan-in

    Insajderi
    12 November 2023 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mirlind Daku ka shënuar gol në Superligën e Rusisë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, pjesë e listës së Sylvinhos për duelet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, ka gjetur golin e tretë sezonal në kampionat.

    25-vjeçari realizoi golin e dytë të Rubin Kazan në transfertën ndaj Sochit.

    Ishte minuta e 66-të kur sulmuesi nga Gjilani tundi rrjetën kundërshtare me një goditje potente në hyrje të zonës.

    Rubin Kazan përkohësisht renditet në vendin e tetë me 22 pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark