×
Show

Mishi që po e shkurton jetën e skocezëve të varfër

Insajderi
28 April 2016 - 14:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njerëzit me standard të ulët jetojnë rreth 54 vite, derisa ata të pasurit i kalojnë të 80-at.

Tani shkencëtarët besojnë se kanë gjetur arsyen kryesore për këtë pabarazi – konsumi i rregullt i ushqimit të lirë, mishit të përpunuar, veçanërisht nga njerëzit më të varfër të qytetit.

Niveli i lartë i fosfatit në mishin e kuq është i lidhur me plakjen e parakohshme dhe dëmtimet në veshka.

Fosfati shfaqet natyrshëm në shumë ushqime, të tilla si mishi, peshku, vezët, produktet e qumështit dhe perimet. Por konsumi i tij ndihmon në mbrojtjen kundër një vargu të sëmundjeve – nga sëmundjet kardiovaskulare në Alzheimer dhe kanceri.

Vitin e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se mishi i përpunuar ka shkaktuar kancer dhe mishi i kuq po ashtu është “kancerogjen”.

Studimi i qytetit të Glasgout tregoi se njerëzit me të ardhura të ulëta dhe ata që jetonin në kushte jo të mira në zona periferike, jetojnë më pak se ata që kanë të ardhura të mira. /Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark