×
Receta

Misra të pjekur shoqëruar me salcë hudhrash

Insajderi
12 November 2019 - 19:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

INGREDIENTËT

4 misra
6 lugë gjelle gjalpë
1 tufë borzilok i freskët
2 lugë kafe hudhër pluhur

UDHËZIMET

1.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2.Merrni një tavë, vendosni një letër kuzhine dhe vendosni misrat
me një distancë nga njëra-tjetra.

3.I lini në furrë të piqen për 12 minuta në total.

4.Ndërkohë që misrat piqen, ju përgatisni salcën marinuese me të
cilën do t’i shijoni misrat.

5.Në një tas bashkoni gjalpin e shkrirë, borzilokun, hudhrën,
kripën dhe piperin.

6.I përzieni mirë dhe lyeni me të misrat e sapo dalë nga furra. Ju
bëftë mirë!

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark