×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Misteri që rrethon QuadrigaCX, zbulohen bosh portofolët e themeluesit

    Insajderi
    06 March 2019 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Portolët janë gjetur dhe janë bosh. Zbulimi u bë nga firma e punësuar për të mbikëqyrur QuadrigaCX pas vdekjes së themeluesit Gerald Cotten.

    Përpjekjet për të rikuperuar miliona dollarë në kriptomonedha nga portofolët dixhitalë të një njeriu i cili vdiq duke marrë fjalëkalimet me vete kanë hasur një pengesë të re.

    Portofolët janë gjetur dhe janë bosh. Zbulimi u bë nga firma e punësuar për të mbikëqyrur QuadrigaCX pas vdekjes së themeluesit Gerald Cotten.

    Pritej që portofolët të ishin plot me 137 milionë dollarë depozituar nga konsumatorët e kompanisë.

    Cotten, i cili u nda nga jeta në Indi në Dhjetor, kishte përgjegjësi i vetëm për menaxhimin e parave dhe monedhave që qarkullonin në uebsajt.

    Kodi për tu qasur në portofolët mbahej në laptopin e Cotten por ai vdiq nuk mos ja lënë askujt atë informacion. Shumica e parave që përdoruesit kanë depozituar tek bursa supozohej se mbaheshin në një portofol të “ftohtë” për të parandaluar vjedhjen.

    Paratë u përkisnin 115,000 konsumatorëve të QuadrigaCX. Vdekja e Cotten bëri të QuadrigaCX të kalonte nën administrimin e auditorit Ernst & Young. Gjatë hetimi ky i fundit fitoi akses në laptopin e Cotten por gjithashtu zbuloi se portofolët ishin pastruar muaj përpara se të vdiste.

    Hetuesit e E&Y nuk ja kanë idenë se ku kanë përfunduar bitcoinët. Firma gjithashtu gjeti 14 llogari të tjera përdorur nga Cotten për të tregtuar monedhat në QuadrigaCX.

    E&Y është duke hetuar për të gjetur drejtimin e parave. Një shpërblim prej 100,000 dollarësh është premtuar nga një prej konsumatorëve të QuadrigaCX për informacionin se ku ka shkuar paratë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark