×
  • Sport
  • Sport

    Mitaj flet si njeriu i ndeshjes në derbin e Moskës: Fitoret me Shqipërinë ndikuan tek unë!

    Insajderi
    23 October 2023 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mario Mitaj është lojtari i momentit. Mbrojtësi nga Vermoshi u rikthye titullar te Lokomotiva e Moskës dhe në derbin me Dinamon u shpall më i miri i ndeshjes. 20-vjeçari ka dhënë një intervistë së fundmi, ku tregon se nuk e priste që të ishte titullar

    “Jam shumë i lumtur që munda të ndihmoja skuadrën dhe u riktheva që të luaja pas shumë kohësh për 90 minuta. Bëmë një ndeshje të mirë, ndonëse duhet të merrnim 3 pikët. Besoj se kemi bërë një paraqitje të kënaqshme dhe ia dolëm që të merrnim një pikë.

    Në momentin që trajneri më tha që do të luaja, mendova: në rregull jemi para një derbi, është një ndeshje e vështirë, por unë isha gati. Isha në një moment të mirë, vija pas dy ndeshjesh me Kombëtaren, ku morëm fitoren. I thashë trajnerit se jam gati të luaj në çdo pozicion që ai ka nevojë për mua dhe unë jam gati”.

    Ndonëse Mitaj luan si mbrojtës i majt, ai u aktivizua si një mesfushor qendre, ku bëri një paraqitje mbresëlënëse. 20-vjeçari tregon se aktivizimi me Kombëtaren e e ndihmoi që ai të arrinte kondicionin e duhur fizik.

    “Për mua është e rëndësishme që të luajë dhe të ndihmoj skuadrën, në çdo pozicion që më kërkohet të luajë. Nuk është pozicioni im 100%, por jam përshtatur në këtë pozicion, pasi kam luajtur disa herë më parë. Aktivizimi me Kombëtaren në 2 ndeshjet qe luajtëm më ndihmuan që të arrij kondicionin e duhur fizik. U surprizova kur dëgjova emrin tim si lojtarin e ndeshjes. Jam vërtet i lumtur dhe shpresoj që të vazhdoj me këtë ritëm, por më e rëndësishmja është që të ketë sukses skuadra”.

    Mitaj numëron 8 ndeshje me fanellën e Kombëtares, ndonëse është vetëm 20 vjeç. Futbollisti nga Malësia e Madhe ka fituar besimin e trajnerit Sylvinho, por dhe simpatinë e të gjithë tifozëve, për atë çka ka dhënë në fushën e lojës. /SS/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark