×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mitrovicasi shkon i dehur për t’u trajtuar në spital, thyen një derë e një shtrat

    Insajderi
    09 October 2023 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person në Mitrovicë është arrestuar pasi i njëjti dyshohet të ketë dëmtuar inventarin e spitalit në orët e para të së dielës.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte shkuar në gjendje të dehur për të marrë trajtim mjekësor.

    Më pas, ai kishte thyer një derë dhe një shtrat të spitalit.

    “Mitrovicë  08.10.2023 – 01:05.  Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi në gjendje të dehur pasi kishte shkuar për trajtim mjekësor në një spital, dhe i njëjti si pasojë e veprimeve të pakontrolluara ka dëmtuar një derë dhe një shtrat”, thuhet në njoftim.

    “Në konsultim me prokurorin i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe pas intervistimit do të lirohet”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark