Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në banesën e tij në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima është një mashkull kosovar, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
HETIM I VDEKJES/ Mitrovicë Veri, 29.07.2026 – 16:00. Raportohet se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.