Insajderi
Lajme

Mitrovicë, një person i dorëzon në polici 450 euro të gjetura

Insajderi
19 April 2016 - 16:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një personi të cilit i kanë humbur 450 euro në Mitrovicë ka shpresë që t’i kthehen të hollat, pasi një qytetar që i ka gjetur ka vendosur që t’i dorëzojë ato në stacionin policor.

“Bashkëpunimi i ndërsjellë ndërmjet zyrtarëve policorë në sektor dhe qytetarëve, gjithnjë po reflekton në besueshmëri të ndërsjellë e të qëndrueshme. Një shembull i mirë është demonstruar sot në Mitrovicë, ku një qytetar gjen para në vlerë 450 euro dhe të njëjtat i dorëzon në Polici,” njofton Policia e Kosovës.

Qytetari shumën e parave të gjetura e ka dorëzuar sot në orët e paradites në stacionin policor ‘jugu’ në Mitrovicë ndërsa policia ka nisur procedurat për verifikimin e personit të cilit i përkasin të hollat.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark