Insajderi
Lajme

Mitrovicë: Një person kapet me pesë qese drogë, në veturë i gjenden edhe dy paketime tjera

Insajderi
21 May 2026 - 12:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mitrovicë: Një person kapet me pesë qese drogë, në veturë i gjenden edhe dy paketime tjera
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar pesë qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Ndërkaq, pas kontrollit në veturën e tij, janë gjetur edhe dy paketime të tjera me marihuana.

“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar pesë qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në koordinim me prokurorin është bërë kontrolli në banesën e tij por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe sekuestruar dy paketime me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuana. Totali i substancës së dyshuar të sekuestruar është 52.9 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.



OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark