×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjekët japin detaje për policin e plagosur nga hajnat në Klinë

    Insajderi
    09 May 2024 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku ka thënë se polici i plagosur në Zllakuqan të Klinës është lëshuar për në shtëpi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai tha se polici kishte lëndime me armë zjarri në regjionin e nëngjurit.

    “Pacienti për të cilin jeni interesuar ka ardhë në ndërrimin e kaluar dmth gjatë natës, është trajtuar ka pasur lëndim me armë zjarri në regjionin e nëngjurit siç i themi ne në regjionin kirural është trajtuar me të gjitha ekzaminimet përkatëse i është dhënë terapia dhe pacienti është lëshu për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi, nuk ka qenë diçka rrezik që me u trajtu në QKUK”, ka deklaruar ai për tëvë.

    Ndryshe, një polic është plagosur në Zllakuqan të Klinës, pasi i njëjti kishte shkuar për të intervenuar në një shtëpi, i cili po plaçkitej nga hajnat.

    Rastin për teve1.info e ka konfirmua zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të priftit kanë hy disa persona. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe me të arritur aty, afër objektit kanë hasur në rezistencë me çrast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. Zyrtari i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark