×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    ​Mjekët paralajmërojnë: Rritet numri i infarkteve gjatë pushimeve

    Insajderi
    28 December 2022 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pushimet dimërore duhet të jenë një kohë për të festuar dhe për të kaluar kohë me të dashurit, por është gjithashtu koha e vitit kur raportohen më shumë vdekje nga sulmi në zemër se çdo periudhë tjetër e vitit, ka paralajmëruar Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA).

    Hulumtimet konfirmojnë se vdekja nga infarkti rritet gjatë javëve të fundit të dhjetorit. Këtë e ka konfirmuar një studim i publikuar në revistën “Circulation”, sipas të cilit “numri më i lartë i sulmeve fatale në zemër në një periudhë njëzetvjeçare ka ndodhur rreth Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”.

    Ekspertët nuk janë të sigurt pse më shumë njerëz vdesin nga sulmet në zemër gjatë dimrit, por ata besojnë se disa faktorë luajnë një rol.

    “Stresi i festave, si dhe prishja e rutinës së të ngrënit, gjumit dhe ushtrimeve, mund të kontribuojnë në një rrezik të shtuar. Gjithashtu, ndoshta nuk e dëgjojmë trupin tonë ose nuk i kushtojmë vëmendje shenjave paralajmëruese dhe mendojmë se të shkojmë te mjeku mund të presim”, thotë mjeku Mitchell S.V. Elkind për Today.

    Gjithashtu, moti i ftohtë mund të kontribuojë në një rrezik të caktuar të atakut në zemër, sepse shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, sipas mjekëve.

    Për shkak të kësaj, ata këshillojnë që njerëzit të vazhdojnë të ndjekin zakone të shëndetshme, si dhe të vazhdojnë të ushtrohen dhe të marrin medikamentet e tyre të zakonshme, si dhe të gjejnë mënyra për të reduktuar stresin.

    Dhe kur bëhet fjalë për një atak në zemër, shenjat që nuk duhet t’i injoroni kurrë dhe të kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor përfshijnë dhimbje ose parehati në gjoks, të vjella, të përziera ose marramendje, dhimbje në qafë, nofull ose shpinë, ndjenjë të pakëndshme ose dhimbje në njërin krah ose shpatull. si dhe gulçim. Këto simptoma zakonisht ndodhin së bashku.

    Përveç kësaj, shenjat e një ataku kardiak te femrat mund të jenë më delikate se ato te meshkujt. Simptoma më e zakonshme për burrat dhe gratë është dhimbja ose shqetësimi në gjoks, por gratë kanë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma të tilla si marramendje dhe lodhje.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark