×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mjekiqi kritikon Osmanin, Kurtin e Gërvallën: Ju duhet koordinim më i madh!

    Insajderi
    10 April 2022 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi ka komentuar punën më shumë se 1 vjeçare të përfaqësimit të Kosovës në Politikën e Jashtme.

    Mjekiqi e ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi, ka pasur kritika për diplomacinë kosovare gjegjësisht presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti e ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz.

     Shembullin konkret përmend vizitën në konferencën e Mynih-it.

    “Në disa raste kemi parë pjesëmarrje të presidentes, kryeministrit e të ministres së Punëve të Jashtme siç ishte rastin në konferencën e Mynih-it ku të tretë të cilët kanë përgjegjësi sa i përket politikës së jashtme marrin pjesë në një event të njëjtë”, tha Mjekiqi.

    Sipas saj treshja do të duhej të koordinoheshin më mirë.

    “Unë do të thosha do të ishte më e mirë në qoftë se ata koordinohen mes vete për të mbuluar disa forume tjera, disa vende tjera që është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe gjithashtu do të jetë e nevojshme që të vendosim kontakte marrëdhënie të ndryshme me vendet të cilat nuk na kanë njohur sepse çdo gjë që pretendon qeveria se do ta bëjë varet pak a shume me marrëdhëniet që i krijojmë me vendet që nuk na kanë njohur e di që është përmendur nga ministrja e Punëve të Jashtme që kanë në plan diçka të tillë që janë duke zhvilluar marrëdhënie me vendet të cilat nuk na kanë njohur por nuk kemi diçka konkrete në këtë dhe kam frikë që nuk ka dhe për këtë skemi më tepër informacione sa i përket kësaj”, është shprehur ajo.

    Mjekiqi deklaron se veprimet e Gërvallës gjatë kësaj kohe të qeverisjes po e dëmtojnë imazhin e Kosovës.

    “Ne nuk i kemi detajet e plota mirëpo ajo çka kemi parë është një numër skandalesh të ndryshme të bëra nga vet znj.Gërvalla të cilat nuk na bëjnë mirë neve në përfaqësimin tonë ndërkombëtar madje mund edhe ta demontojnë imazhin por se çfarë do të vendos ose sido që e vlerëson vet qeveria duhet të aplikojë asisoj në bazë të vlerësimeve të veta”, tha ajo.

    InDoks | Asgjë e mirë nga fronti i Gërvallës:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark