×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    MKRS dhe Komuna e Prizrenit synojnë ta shndërrojnë Zymin e Hasit në zonë të vlershme të trashëgimisë kulturore

    Insajderi
    30 September 2023 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbahet takimi i parë i grupit të mandatuar punues për Studimin e Fizibilitetit dhe Planin e Menaxhimit të fshatit Zym të Hasit në Prizren.

    Plani i Menaxhimit për fshatin Zym synon të përcaktojë mënyrat e konservimit, mbrojtjes, zhvillimit dhe promovimit të fshatit të mbrojtur me ligj dhe të përcaktuar si një zonë e trashëgimisë dhe vlerës natyrore, me qëllim që të trashëgohet tek brezat e ardhshëm.

    Qëllimi kryesor është të analizojë dhe kuptojë, përmes përfshirjes së aktorëve dhe palëve të ndryshme të interesit, fuqinë e ndryshimeve dhe ndryshimet që ndodhin në aspektet kulturore, mjedisore dhe socio-ekonomike, si një mënyrë për të mundësuar mbrojtjen, përmirësimin dhe zhvillimin e koordinuar dhe të përbashkët; për të identifikuar qëllimet e shkurtra, të mesme dhe ato afatgjate në mbrojtjen dhe zhvillimin e zonës, si dhe strategjitë dhe veprimet inovative për arritjen e tyre.

    Ky proces do të udhëhiqet nga përfaqësues të institucioneve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Këshillit të Kosovës për Trashëgiminë Kulturore, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të fshatit Zym, programit të UN-Habitat në Kosovë dhe institucioneve të tjera.

    Ky projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i implementuar nga UN-Habitat në Kosovë, përmes Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, synon të integrojë trashëgiminë kulturore në planifikimin hapësinor për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark