×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    MKRS shpall sërish thirrje publike për art dhe kulturë

    Insajderi
    05 October 2023 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pak ditë kanë mbetur për të aplikuar në thirrjen për projekt propozime në Art dhe Kulturë, të shpallur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Kjo është shpallje e dytë për art dhe kulturë brenda vitit kalendarik.

    Me qëllim të fuqizimit të skenës së pavarur kulturore, rritjes së cilësisë së krijimtarisë artistike, identifikimin dhe mbështetjen e talenteve të reja, aktivizimin e tyre në vendimmarrje dhe aktivitete të fushës së artit dhe kulturës, rrjetëzimin dhe promovimin e produktit vendor kulturor si produkt konkurrues në tregun ndërkombëtar të industrisë kreative, MKRS ka hapur thirrjen për mbështetje financiare të projekteve të OJQ-ve dhe individëve.

    Afati i fundit për aplikim: 9 tetor 2023.

    Shuma maksimale e mbështetjes për përfituesit: 25,000.00 euro (njëzetë e pesë mijë euro).

    Aplikimi bëhet përmes formës online në uebfaqen e MKRS-së. Detajet e hollësishme mund t’i lexoni në në të njëjtën uebfaqe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark