Insajderi
Biznes

Modeli bazë iPhone 12 mund të vijë me tri kamera

Insajderi
09 May 2020 - 17:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Apple, modelin bazë te seria iPhone 11 e ka sjellë me dy kamera ndërsa versionet Pro dhe Pro Max me nga tri kamera.

Tani, duket se seria e re iPhone 12 do të vijë me specifika të njëjta sa i përket kamerës.

Sipas videos së postuar në YouTube nga Pigtou, duket se modeli bazë iPhone 12 mund të përditësohet nga dy në tri kamera, transmeton Koha.net. Por, kjo nuk nënkupton se versionet Pro dhe Pro Max do të kenë katër kamera.

Gjithashtu, kujtojmë se javën e kaluar janë zbuluar edhe çmimet e serisë iPhone 12, ku thuhet se mund të startojë me çmim prej 649 dollarë (rreth 585 euro).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark