×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Modelja e njohur hidhet në gjyq pasi pretendoi se u dhunua nga ylli i AC Milan

    Insajderi
    08 October 2024 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një modele e famshme në Instagram është hedhur në gjyq pasi dyshohet se akuzoi në mënyrë të rreme mbrojtësin e Milanit, Theo Hernandez për përdhunim dhe sulm fizik.

    Luisa Kremleva pretendoi se ishte përdhunuar nga ylli i futbollit në një Porsche Cayenne pranë një klubi nate spanjoll në vitin 2017, shkruan The Sun.

    Ajo gjithashtu pohoi se futbollisti francez, i cili u transferua në Serie A nga La Liga në vitin 2019, i kishte shkaktuar lëndime në gju pasi e shtyu atë nga automjeti.

    “Kam prova të sulmit që janë në shpinë dhe gjunjët e mi”, pati deklaruar ajo për një gazetë.

    Foto: Luisa Kremleva / Instagram

    “Do të më pëlqente nëse Theo do të kërkonte falje. Është më e pakta që meritoj”.

    Hernandez, i cili nuk u arrestua kurrë, pranoi se kishte pasur marrëdhënie intime me të, por tha se ishte me pajtimin e dy palëve.

    Burime të policisë spanjolle atëherë konfirmuan për The Sun se po hetonin një akuzë për sulm seksual.

    Megjithatë, një gjykatë e mbylli çështjen pasi një gjyqtar vendosi se nuk kishte prova për të mbështetur krimet e supozuara të kryera.

    Foto: Luisa Kremleva / Instagram

    Prokurorët më pas gjetën pamjet që tregonin se modelja kishte pësuar lëndime në gju në një rënie aksidentale jashtë klubit të natës.

    Siç pretenduan ata, Kremleva e kishte akuzuar Hernandez për përdhunim pasi ai refuzoi të shkonte në shtëpi me të pas marrëdhënies intime në makinë.

    Luisa, e cila u bë e njohur pasi luajti në disa shfaqje televizive spanjolle, thuhet se u arrestua në vitin 2020 pasi nuk mori pjesë në thirrjet e shumta gjyqësore.

    Por ajo i kishte mohuar raportimet se ishte arrestuar nga policët.

    Foto: Hernandez / REX

    Burimet e gjykatës kanë konfirmuar tani se gjykimi njëditor i Kremlevës është caktuar për 28 tetor në një gjykatë në Malaga, Costa De Sol.

    Një shans për të kërkuar pezullimin e gjykimit iu dha të gjitha palëve të përfshira në këtë çështje, por asnjë kërkesë e tillë nuk u bë.

    Ndërsa i pandehuri do të duhet të paraqitet në gjykatë, nuk dihet nëse Hernandez do të duhet të paraqitet personalisht në gjyq apo do të jetë në gjendje të japë dëshmi përmes video-lidhjes.

    Prokurorët publikë kanë thënë në një aktakuzë paraprake se do të dëshironin që ajo të merrte një dënim me dy vjet burg e po ashtu t’i plasohet një gjobë prej 14 mijë eurove nëse shpallet fajtore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark