×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Modelja humb jetën pas ndërhyrjes estetike në të pasme

    Insajderi
    08 October 2024 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aline Maria Ferreira da Silva ka humbur jetën tragjikisht në një klinikë estetike pas një ndërhyrjeje për zmadhimin e të pasmeve kur iu injektua mbushës ilegal, shkruajnë mediat braziliane.

    Pronari klinikës është akuzuar për vrasje pas vdekjes së nënës së një fëmije, që iu injektua mbushës i rrezikshëm në trup.

    Modelja 33 vjeçare nga Brazili, kreu procedurën në klinikën ‘Ame-se’ më 23 korrik, por një ditë më vonë ajo humbi ndjenjat dhe u dërgua në spital, ku gjendja sa erdhi e përkeqësohej deri në atakun kardiak fatal.

    Pas vdekjes së të resë, pronari klinikës Grazielly da Silva Barbosa, është arrestuar.

    Ai raportohet se kishte injektuar 30 mililitra PMMA, mbushësi sintetik i rrëshirës sintetike që përdoret në implantet kozmetike, edhe pse ekspertët kanë paralajmëruar më parë për komplikacione të mundshme.

    Aline e cila ishte modele bukurie në rrjet me më shumë se 40,000 ndjekës në Instagram, u kthye në klinikë ditën pas operacionit me dhimbje të forta barku, siç tregonte nëna e saj për mediat vendase, por doktori i tha të kthehej në shtëpi se ‘nuk kishte problem’ dhe se ishte nje reagim normal. Nëna e të ndjerës shtonte se Aline i besoi kreut të klinikës Barbosa pasi kishte kryer më parë procedura në klinikën e tij.

    Nëna e të ndjerës shtonte: “Bija ime ishte e shëndetshme, ajo nuk kishte probleme, kërkoj drejtësi për këtë që ndodhi”.

    Drejtuesja e policisë vendase Debora Melo tha se substanca e injektuar mund të ketë shkaktuar komplikacionet teksa më vonë u zbulua se kirurgu Barbosa nuk kishte trajnim të mirëfilltë mjekësor por kryente ndërhyrje ilegale estetike prej vitit 2019.

    Barbosa gjithashtu raportohet se kishte vizituar Aline në spital pas operacionit dhe se i kishte injektuar një anti-mpikës gjaku pa autorizimin e doktorëve aty. Barbosa, i cili mbetet në arrest shtëpie, akuzohet për vrasje me paramendim, praktikim ilegal mjekësie me mjekime ilegale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark