×
Show

Modelja kiliane: Messi i luan finalet me “brekë nëpër këmbë”

Insajderi
01 July 2016 - 18:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sikur të mos mjaftonte dështimi i radhës në Kupën e Amerikës me Argjentinën e tij, Messi tashmë duhet të dëgjojë edhe talljet që i vijnë nga modelja kiliane Daniella Chavez.

“Messi i luan finalet me ‘brekë nëpër këmbë”, shkruan në rrjetet sociale modelja superseksi e “Playboy”-t, e cila është një tifoze e çmendur e kombëtares së Kilit.

Në të shkuarën është folur edhe për një lidhje të modeles me Cristiano Ronaldo-n, një arsye më shumë që e ka shtyrë kilianen të kritikojë yllin argjentinas.

Aktualisht, Messi ndodhet në një situatë mjaft të vështirë për sa i përket kombëtares Argjentinës. Pasi humbi për të dytën herë radhazi finalen e Kupës së Amerikës pikërisht ndaj Kilit, ylli i Barcelonës deklaroi dorëheqjen ndaj kombëtarja.

Megjithatë, menjëherë pas kësaj deklarate ka pasur deklarata të shumta nga figura të ndryshme argjentinase e jo vetëm, që i bëjnë thirrje Messi të mos braktis kombëtaren. /Insajderi.com

mod

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark