×
  • Showbiz
  • Show / Fashion

    Modelja shqiptare që synon pasarelat ndërkombëtare gjatë vitit 2022

    Insajderi
    02 January 2022 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga industritë në botën e bukurisë që shumë vajza të reja ëndërrojnë të jenë pjesë është modelingu.

    Edhe në trevat shqiptare ky profesion është bërë shumë i dashur dhe fitimprurës.

    Në një intervistë për Telegrafin, Fabjola zbulon detaje se si filloi rrugëtimi i saj, tregon jetën jashtë rrjeteve sociale e pistave të modës, ndan pak nga planet e së ardhmes pas marrëveshjeve të reja, e jep edhe një mesazh për lexuesit e Telegrafit.

    Meqenëse nuk kemi njohuri të mjaftueshme rreth jush – a mund të bësh një prezantim të shkurtër për publikun nga Kosova. Kush është Fabjola Elezaj?

    “Si fillim faleminderit për ftesën! E shoh si një mundësi prezantimi me publikun e Kosovës, i cili me ka falur shumë suport dhe dashuri gjatë rrugëtimin tim që në fillim! Unë jam Fabjola Elezaj, ndryshe e njohur në rrjete sociale si ‘Olaelee’. Jam 19 vjeçe dhe vij nga veriu i Shqipërisë, konkretisht Malësia e Madhe. Fillimet e mia dhe qasja e parë që kam pasur me publikun ka filluar në Tiktok, ku dhe kam mbi 400 mijë ndjekës”.

    Si filloi rrugëtimi juaj në botën e modelingut, ka qenë një dëshirë e hershme, apo ishte gjithçka rastësore?

    “Besoj si te shumica e vajzave, dëshira për të qenë modele ishte e përhershme. Prindërit e mi kishin një butik veshjesh dhe që në moshë të vogël kanë parë dëshirën time të provoj rroba, t’i modeloj dhe të ec me taka edhe pse tre-katër numra më mëdha. Pastaj, duke i dhënë vetës mundësinë të njihem nga publiku pata kontakte nga agjenci, dhe shumë kërkesa për punë si modele.

    Nuk kam qenë kurrë pjesë e ndonjë agjencie, pasi në Shqipëri tregu nuk është shumë i larmishëm, por kam punuar si modele në disa projekte. Projekti im i parë ka qene në moshën 17 vjeçare, ku isha në kopertinën e një reviste. Për mua ai projekt mban një vend të veçantë, pasi të shfaqesha në revista ishte një ëndërr që flinte brenda meje për një kohë të gjatë! Pas asaj pata shumë projekte me spote televizive, firma të ndryshme veshjesh dhe klipe”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark