Modelja Megan Barton Hanson ka habitur të gjithë fansat me deklaratat që ka bërë gjatë një interviste për mediat britanike.
26-vjeçarja e njohur për pjesëmarrjen në Love Island ka rrëfyer pa doreza jetën e saj seksuale.
Megan ka zbuluar se e ka humbur virgjërinë pasi i dha leje e ëma. Ajo ka treguar se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë me të dhe se nuk kishte pasur probleme të fliste për seksin.
Duke folur për The Sun, bukuroshja britanike është shprehur se e ëma i tha që ta humbiste virgjërinë pasi të mbushte 16 vjeç.
“Mami im dhe unë jemi shumë të hapura rreth seksit. Ajo më tha që është në rregull të kryesh marrëdhënie seksuale pas moshës 16 vjeç. Ndodhi një javë përpara ditëlindjes sime të 16 dhe mendova: Është afër mjaftueshëm, nuk e kam thyer premtimin ndaj mamit”, tregoi ajo.