Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca po shijon sezonen e saj të pushimeve. Ajo po kalon disa ditë të mira të korrikut në jugun e Shqipërisë.
E ndjekur nga mbi dy milionë ndjekës në Instagram, Luana ndan çdo here me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar për ndjekësit e saj disa fotografi mjaft atraktive, në rrjetin social Instagram, ku shfaqej tejet tërheqëse me bikini në një varkë me pamje nga deti.
“Ca don robi me shume nga jeta”, ishte pyetja e Luanës e shkruar në postim, duke i’u kërkuar fansave se a do t’i përgjigjen pyetjes.
Në njërën prej imazheve, Luana ka publikuar gjithashtu disa pamje të shkëlqyera të Shqipërisë.