×
  • Sport
  • Sport

    Modric mund të ndërroj ambient gjatë janarit – kjo skuadër italiane po e kërkon

    Insajderi
    26 September 2023 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me më pak se një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Real Madridin, emri i Luka Modriç është lidhur me Inter Miami.

    Siç raportohet nga “Dubrovnik Times”, bashkëpronari i ekipit MLS , David Beckham, dëshiron ta bëjë ndërkombëtarin kroat bashkëlojtar të Lionel Messit dhe do të përpiqet ta bindë për të nënshkruar dhe transferuar në merkaton e dimrit.

    Nga shtatë ndeshjet që ka luajtur këtë vit, 38-vjeçari kroat ka startuar në tre prej tyre.

    Modric ka luajtur 495 ndeshje për Realin, duke shënuar 37 gola deri më tani. Ai rinovoi kontratën e tij qershorin e kaluar deri në verën e vitit 2024.

    Modric ka festuar me ‘Merengues’ 23 trofe gjatë 11 viteve të tij në klub, duke përfshirë tre kampionate, pesë Champions League dhe dy Kupa të Mbretit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark