Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme të BE-së, do të qëndroj në Prishtinë të enjten.
Këtë e ka konfirmuar zyra e kryeministrit të Kosovës përmes një komunikate për media.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret të enjten në Prishtinë Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini”, thuhet në komunikatë.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe zonja Mogherini, thuhet se do të diskutojnë për proceset euro-integruese të Kosovës dhe do t’iu adresohen qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Vizita e zyrtares së lartë evropiane është paralajmëruar të ndodhë një ditë pasi që Komisioni Evropian të jap rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.