Insajderi
Lajme

Molliqaj: Albin Kurti edhe me vdekë sot, dëmin na e ka lënë shumë të madh

Insajderi
07 May 2024 - 22:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Molliqaj: Albin Kurti edhe me vdekë sot, dëmin na e ka lënë shumë të madh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e Brukselit më 2023 dhe aneksin e Ohrit më pas.

Ai ka thënë hipotetikisht se edhe “nëse vdes sot” Albin Kurti, ose “shkarkohet nesër”, marrëveshjet e tij mbesin, pos nëse Kosova merret vesh me Serbinë për ripërcaktim kufijsh.

“Albini Kurti po kalkulon elektoralisht. Edhe me vdekë sot edhe me u shkarku nesër, marrëveshje tjetër përpos nëse merremi vesh me Serbinë për ripërcaktim kufijve as ndryshim të statutit nuk ka”, ka thënë Molliqaj në ‘Pressing’ të T7.

Kreu PSD-së ka thënë se Kurti i ka caktuar dëme Kosovës me atë marrëveshje më shumë sesa Isa Mustafa me marrëveshjen e 2015.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark