×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Molliqaj: Kosova dhe Serbia nuk janë të interesuara ta zgjidhin çështjen e njohjes

    Insajderi
    18 January 2024 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk janë të interesuara që ta zgjedhin çështjen e njohjes.

    “Nuk po dëshiron më as Kosova, deri tash s’ka dashtë Serbia, ajo nuk është e interesuar ta zgjedh problemin e Kosovës sepse kjo të paktën 3 gjëra ia favorizon pushtetit atje: Sa herë që ka nevojë për konflikt e bën, nën dy e shantazhon bashkësinë ndërkombëtare duke marrë vëmendje e duke marrë temën e Bosnjës atje me deklarata e këtu me veprime dhe nën tre, shikoni fondet që merren si grande ose kredi të buta që i ofron BE-ja”.

    Më tutje Molliqaj ka kritikuar edhe partitë opozitare.

    “Partitë opozitare janë nën sqetullën e  Kurtit, nën kuptimin e diskursit politik, kur i kanë vyer i ka mbështet, secilën marrëveshje të Kurtit e kanë mbështet, marrëveshjet ndërkombëtare po ia votojnë, çka do që ka nevojë Kurti ia kanë dhënë, të vetmen punë e mirë është obligimi i disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese të cilat e kanë parandaluar kapjen e sistemit te drejtësisë në përgjithësi, për ndryshe Kosova nuk ka opozitë parlamentare, jo që ne jemi jashtë saj, por nuk ekziston”, u shpreh Molliqaj për EO.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark