×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Molliqaj kritikon Kurtin për zgjedhjet në Veri

    Insajderi
    23 April 2023 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore duke thënë se nuk zgjidhet problemi i veriut të Kosovës në këtë mënyrë, por vetëm politikisht.

    Molliqaj në një status në Facebook tha se për kryeministrin Kurti më e rëndësishme është mbajtja e zgjedhjeve në veri se sa rendi e ligji atje.

    Postimi i plotë:

    Sot, Kurti deshi të tregojë që edhe në veri ai mund të mbajë zgjedhje. Për të më e rëndësishme është të arsyetoje pushtetin e vet sesa të trajtojë veriun më shumë sesa çështje sigurie dhe e mungesës së rendit e ligjit.

    Çështja e veriut është çështje politike. Prandaj duhet të trajtohet politikisht. Deri tani, veprimet e pushtetit kanë qenë të gabuara e shpesh herë të rrezikshme.

    Në fund, zgjedhjet e sotme janë argument i ri i Vuçiqit për të ushtruar presion rreth krijimit të Asociacionit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark