×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Molliqaj: Kurti dhe partia e tij e kanë futë kokën në dhe si struci

    Insajderi
    19 March 2023 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen me Serbinë.

    Molliqaj ka thënë se Kurti së bashku me partinë e tij “e kanë futur kokën në dhe si struci”.

    “Aq e mirë na qenka marrëveshja saqë Kryeministri, me krejt partinë e tij, e kanë futë kokën në dhe si struci. Si pas një stuhie apo pas një disfate. Sepse disfatë ishte. E Albin Kurti heshtet kështu si sot, pas secilës disfatë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook, përcjell Insajderi.

    Tutje, ai ka thënë se Kurti e refuzoi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, por e pranoi në villën e Titos në Shën Naum. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark