Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër pas njoftimit të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për sanksionet e vendosura ndaj shtetit.
Molliqaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kosova ka vetëm kryeministër, s’ka as president e as kryetar kuvendi, shkruan Gazeta Insajderi.
“Kosova ka veç kryeministër. Nuk ka as presidente, as kryeparlamentar, as Kuvend e as opozitë parlamentare”, ka deklaruar ai.
‘E para është veç notere e kryeministrit. I dyti amortizator. Kuvendi, shumësi robotësh që si bëjnë zë liderit. Opozita parlamentare, kalkulantë e të frikësuar”, vijon deklarimi i tij.
Sipas Molliqajt, Kosova është “ e rrezikuar si rrallëherë tjetër”. /Insajderi.org/