×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Molliqaj shkruan për protestën e nesërme kundër vizitës së Trendafilovës

    Insajderi
    28 November 2023 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shkruar për protestën të organizuar për nesër për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

    Molliqaj këtë e ka njoftuar me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke pretenduar se ndaj tyre po bëhet padrejtësi, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Festa e flamurit nuk është e plotë pa lirinë e atyre që dhanë kontribut që shqiptarët të jenë të lirë të festojnë. Kështu që festës së sotshme për ditën e flamurit, t’ia bashkojmë edhe protestën nesër kundër padrejtësisë që po zhvillohet ndaj krerëve të UÇK-së – atyre që dhanë kontribut për këtë flamur dhe këtë datë”, deklaroi Molliqaj.

    Protesta është paralajmëruar ditë më parë, pasi kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të vizitojë nesër Kosovën.

    Molliqaj ka bërë të ditur se protesta do të jetë nga ora 14:30. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark