Një nga momentet më të debatueshme të gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Spanjës ishte ndërhyrja e Michael Olise ndaj Rodrit, e cila ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Llogaria e njohur për analizat e arbitrimit, VAR Archivo, publikoi pamjet e incidentit, duke vlerësuar se futbollisti francez duhej të ndëshkohej drejtpërdrejt me karton të kuq. Sipas analizës së tyre, Olise mbërrin me vonesë në duel dhe me take godet kyçin e këmbës së Rodrit, duke rrezikuar integritetin fizik të mesfushorit spanjoll, shkruan Insajderi.
“Është karton i kuq i pastër”, shkroi VAR Archivo, duke argumentuar se ndërhyrja plotëson kriteret për përjashtim nga loja.
Megjithatë, arbitri nuk e ndëshkoi Olisen me karton të kuq dhe loja vazhdoi. /Insajderi.org/
🖥️💥 Ataque de cobardía del VAR en el Francia – España.
— Archivo VAR (@ArchivoVAR) July 14, 2026
👉🏻 Olise llega muy tarde y clava los tacos en la cara externa del tobillo de Rodri, doblándoselo.
❌ 𝗘𝗦 𝗥𝗢𝗝𝗔 𝗗𝗜𝗥𝗘𝗖𝗧𝗔.
▪️ La acción pone claramente en peligro la integridad física del jugador español. pic.twitter.com/Kj2xkA6FX7