×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Momente terrori në Ukrainë, gazetari i La Repubblica plagoset nga goditja me snajper, vritet shoqëruesi

    Insajderi
    26 April 2023 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Korrespodenti i gazetës italiane “La Repubblica”, Corrado Zunino ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me snapjer në qytetin Kherson të Ukrainës.

    Zunino sapo kishte kaluar një postbllok të trupave ukrainase, i shoqëruar nga përkthyesi Bogdan Bitik, ndërsa ky i fundit ka mbetur i vdekur.

    Corrado ka mbetur i plagosur në shpatull dhe është shtruar në spitalin civil të Khersonit.

    “Kaluam tre postblloqe, Bogdani foli me ushtrinë ukrainase dhe ata na lanë të kalonim pa probleme. Nuk ishte zonë luftimi. Pastaj u goditëm, dëgjova një fërshëllimë dhe pashë Bogdanin në tokë, ai nuk lëvizte. Dola duke u zvarritur nga vija e zjarrit. Vrapova derisa kalova një makine civile. Isha i mbuluar me gjak, u desh te me çonin ne spital ne Kherson. Kam katër plage por u trajtova perfekt”, ka thënë gazetari i La Repubblica.

    Dyshohet se në drejtim të tyre kanë qëlluar snajperistët rusë.

    Pllaka antiplumb i shpëtoi jetën gazetarit italian

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark