×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Momenti emocionues kur ekipi Bad News Eagles kualifikohen në PGL Major

    Insajderi
    24 April 2022 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bad News Eagles tashmë është bërë pjesë e turneut më të madh të organizuar në CS:GO ndonjëherë, pasi mposhtën ekipin SINNERS në ndeshjen vendimtare, tani do të jenë në garë kundër ekipeve më të mira të botës, për një grup çmimesh rreth 1.000.000 euro.

    Ndeshja kundër ekipit çek SINNERS, përfundoj me rezultat 2:1 me mapa për ekipin shqiptar, por emocionet ishin më të mëdha se kurrë në mapin e fundit si për lojtarët ashtu edhe për shikuesit, të cilët po prisnin në ankth fitoren e yjeve nga Kosova.

    Momenti fitues, ishte aj kur edhe u bë realitet ëndrra e të gjithë shqiptarëve që e duan eSports dhe CS:GO në përgjithësi.

    VIDEO

    Komentimi i Xhocit e bëri ketë ndeshje edhe më spektakolare, ndërsa pasi fituan raundin e fundit, disa nga lojtarët e ekipit Bad News Eagles nuk i përmbajtën as lotët e gëzimit.

    Me ketë fitore ekipi shqiptar hyn në garë për turneun major PGL Antwerp Major 2022, i cili do të mbahet në maj, në qytetin Antwerp të Belgjikës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark